
Deputeti i PD-së Kujtim Gjuzi ka mbërritur në shesh te Teatri Kombëtar ku aktivistë të shoqërisë civile e artistë po përplasen me policinë. Protestuesit kanë kërkuar që ai të largohet, duke i thënë: “Dorëzo mandatin! Çfarë ke bërë ti për Tiranën? S’ke vend këtu. Ik, Ik…”. Ndërkohë Teatri Kombëtar vazhdon të shembet.



