
Kryeministri grek Alexis Tsipras riformatoi kabinetin e tij të martën një vitë përpara zgjedhjeve të përgjithshme vitin e ardhshëm duke kërkuar mbështetjen e një publiku të goditur nga masat shtrënguese dhe nga ndihmat financiare.
Tsipras mbajti ministrin e financave Euklid Tsakalotos, i cili drejtoi daljen e Greqisë nga fondi saj i tretë shpëtimit dhe Ministrin e Jashtëm Nikos Kotzias, i cili ishte i dobishëm në ndërmjetësimin e një marrëveshje që përfundoi pas shumë viteve konflikti me Maqedoninë fqinjë mbi emrin e saj. Gjithashtu edhe ministri i Mbrojtjes Panos Kammenos mbajti postin e tij.
Udhëheqësi i majtë ndërroi disa ministra dhe solli disa fytyra të reja në kabinetin e tij duke përfshirë dy politikanë aktivë në administratat e mëparshme socialiste. Ai emëroi Myrsini Zorba, një profesor i teorisë kulturore, si ministër i kulturës.
Ish-ministri i Brendshëm Panos Skourletis, u bë Sekretari i Komitetit Qendror të partisë Syriza të Tsipras dhe është ngarkuar të përmbys një rënie të të popullaritetit dhe vlerësimet e qeverisë.
Skourletis u zëvendësua nga Alexis Haritsis, i cili më parë shërbeu si ministër alternativ i ekonomisë, shkruan Reuters.
Pas kritikave mbi trajtimin e një zjarri të madh muajin e kaluar që vrau 97 vetë, Tsipras e shtyu ministren e tij të Reformës Administrative Olga Gerovasili në Ministrinë e Mbrojtjes Civile. Ndërsa portofolin e saj ia dha ish-ministrit të Jashtëme socialiste dhe deputetetes së PASOK Mariliza Xenogiannakopoulou.
Tsipras caktoi sekretarin e përgjithshëm të qeverisë Michalis Kalogirou si ministër të ri të Drejtësisë ndërsa ministrin alternativ të mbrojtjes Fotis Kouvelis mori portofolin e anijeve.
Tsipras i tha komitetit qendror të partisë së tij të hënën mbrëma se ndryshimet kishin për qëllim frymëzimin e jetës së re në parti dhe qeverinë përpara vitit 2019, një vit zgjedhjesh dhe sfida të reja politike.
Ai përjashtoi një votim të menjëhershëm duke thënë se "nëna e të gjitha betejave" do të zhvillohej në vjeshtën e vitit 2019, siç ishte planifikuar, pas zgjedhjeve të Parlamentit Europian. Greqia mban zgjedhjet parlamentare çdo katër vjet dhe sondazhet tregojnë se konservatorët gëzojnë një kryesim të gjerë mbi Syriza.



