Kim Jong-Un inspekton satelitin e parë spiun të zbulimit ushtarak

Kim Jong-Un inspekton satelitin e parë spiun të zbulimit ushtarak

Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-Un inspektoi satelitin e parë spiun të zbulimit ushtarak të vendit bashkë me vajzën e tij dhe i dha dritën jeshile “planit të ardhshëm të veprimit”.

Të dy me veshje të bardha laboratori, u shfaqën të rrethuar nga studiues në imazhet që u publikuan nga agjencia zyrtare e lajmeve e vendit KCNA.

Përpara inspektimit, Kim u takua të martën me komitetin jo të përhershëm të ngarkuar me përgatitjen e nisjes së satelitit spiun. Që në mes të prillit, ai deklaroi se ndërtimi kishte përfunduar.

Vetëm një javë më parë, Pheniani lëshoi raketën e re balistike ndërkontinentale me lëndë djegëse të ngurtë (ICBM), një hap i rëndësishëm përpara për programin e armëve të vendit.

Pasi mësoi në detaje punën e komisionit, Kim Jong-Un inspektoi satelitin e zbulimit ushtarak nr.1, i cili është gati për t’u ngarkuar pasi t’i nënshtrohet një kontrolli përfundimtar të montimit të përgjithshëm dhe mjedisit hapësinor, raportoi KCNA.

Kim Jong-Un akuzoi përsëri Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Korenë e Jugut për rritjen e asaj që ai i quajti “manovra konfrontimi” kundër Koresë së Veriut dhe tha se vendi i tij do të ushtronte të drejtën për vetëmbrojtje. Më pas “aprovoi planin e ardhshëm të veprimit të komitetit përgatitor”, shtoi KCNA.

Zhvillimi i një sateliti zbulues ushtarak ishte një nga projektet kryesore të mbrojtjes të paraqitura nga udhëheqësi i Koresë së Veriut në vitin 2021.

Dhjetorin e kaluar, Pheniani deklaroi se kishte kryer një “test përfundimtar të rëndësishëm” për zhvillimin e një sateliti spiun. Lajmi u vu menjëherë në pikëpyetje nga ekspertët të cilët pohuan se cilësia e imazheve, me sa duket të marra nga një satelit, ishte e dobët.

Vitin e kaluar, Koreja e Veriut deklaroi statusin e saj si një fuqi bërthamore “e pakthyeshme” , duke mbyllur derën për çdo bisedim për çarmatimin.

Sipas analistëve, Pheniani e ka të vështirë të kryejë zbulimin satelitor me teknologjinë e tij dhe pa mbështetjen teknologjike të Rusisë dhe Kinës.

“Satelitët zbulues të Koresë së Veriut janë një faktor i rëndësishëm në rast të një sulmi parandalues, kështu që ata përbëjnë një kërcënim të rëndësishëm për Jugun,” i tha AFP-së në prill Yang Moo-jin, president i Universitetit të Studimeve të Koresë së Veriut.

Nisja e satelitit mund të kryhet në fillim të mesit të qershorit, megjithëse Pheniani mund ta vendosë atë rreth një prej përvjetorëve të mëdhenj shtetërorë që bien në korrik, shtator ose tetor, tha profesori.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy