Babë e bir bashkë në këngët pogradecare/ Roni Cani: Unë, ëndrra e realizuar e familjes time meqë babi nuk e ndoqi dot

Babë e bir bashkë në këngët pogradecare/ Roni Cani: Unë, ëndrra e realizuar e familjes time meqë babi nuk e ndoqi dot

Babë e bir, Roni dhe Guri Cani nga Pogradeci të ftuarit e sotëm në programin e mëngjesit në “Zgjohu me MCN”, ndanë për shikuesit eksperiencat e tyre në rrugëtimin e muzikë së tyre të përbashkët.

Babai Guri Cani, shpjegoi ëndrën e parealizuar të tij për tu bërë këngëtar, por që u jetësua me të birin Ronin, i cili thashmë po ecën shumë mirë në këtë rrugë.

Në fillimet e mia, unë e kam pasur gjithnjë ëndërr për tu bërë këngëtar, por që nuk arrita të bëhesha dot, për shkak të rrethanave dhe kushteve në të cilën jetuam.

Duke parë që Roni kishte talent dhe e shihja pothuajse në çdo sebep familjar që afrohej dhe këndonte dhe e shihja që ka premisa që të bëhej këngëtar  e kisha vajzën në Tiranë dhe i thashë pyet kompozitorin Adrian Hila. Ajo e kontaktoj për te Maratona e këngës popullore dhe ai e pa e pohoi që kishte talent.

Jam i gëzuar që ëndrrën time që nuk e realizova vet e barta te djali, ai mori pjese disa herë te Maratona.

Edhe vajza ka kënduar por nuk e ka vazhduar dhe tashmë Roni është përfaqësuesi i familjes tonë.

Këtë fakt e pohon edhe i biri Roni.

 Ai thotë se është ëndrra tashmë e realizuar e familjes, duke qenë se i ati nuk ndoqi dot si profesion, por vetëm si pasion.

 Me babin këndoj këto këngët iso, të jugut, kurse këngët tjera i këndoj paoshtu.

Kam bërë tre këngë me Adrian Hilen, dhe një me Mario Bregun. Përveç muzikës jam ehe shef kuzhine dhe normalisht pak me pagën, pak me dasmat kam realizuar edhe klipe.

Unë jam ëndrra e realizuar e familjes time meqë babi nuk e ndoqi dot atë rrugë si profesion.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy