Komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi, Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë, Jan Lipavský dhe Kryeministri Edi Rama zhvilluan një konferencë për shtyp pas çeljes zyrtarisht të negociatave të Shqipërisë me BE-në. Gjatë fjalës së tij Várhelyi tha BE dëshiron që Shqipëria të jetë pjesë e familjes evropiane.
Jam i kënaqur dhe krenar që jam mes jush për të festuar këtë vendim historik për qytetarët e Shqipërisë. Jam i kënaqur që kemi hapur këto negociata me Shqipërinë. Dua të falenderoj presidencën çeke dhe ata pararendëse për përpjekje e tyre në zhvillimin e saj. Sepse ky vendim historik dërgon një sinjal të fortë drejt BE dhe përtee. Konfirmon politikat e zgjerimit.
Sot shënohet fillimi një rrugëtim të ri, mesazhi im drejt qytetarëve të Shqipërisë është i thjeshtë, duam që ju të jeni pjesë e familjes evropiane. Takimi sot dërgon një mesazh politik të fuqishëm. Do të injektojmë më shumë besueshmëri, dinamizëm. Shqipëria mund t'i besojë komisionit dhe roli ynë është që Shqipëria të jetë e përgatitur në të gjitha fushat. Do të vazhdojmë të bëjmë ç'është e mundur.
Do të nisim procesin 'screening’, hapin e parë.Do të lejojë njësimin e cështjeve madhore për hapjen e negociatave. Jam besimplotë se Shqipëria është e vendosur ti bashkohet BE dhe të punojë fortë siç ka bërë deri më sot edhe pas vendimt të 2020. Na duhet konsenus mbarë kombëtar për ta bërë këtë gjë të ndodhë.
Këto negociata do të ndikojnë përditshëmërinë e qytetarëve do të ketë ndidkim madhor dhe poztiv dhe do të sjellë të mira të menjëhershme për qytetarin shqiptar. Rruga e Shqipërisë drejt BE-së sapo ka nisur dhe jemi gati të punojmë për ta bërë sa më shpejt të jetë e mundur.
Rama tha se sot flet fakti që negociatat për anëtarësim janë çelur.
Unë i bëra falenderimet që në mëngjes dhe këtu kishte mbetur vetëm falenderimi për ju. Kjo konferencë është e një natyre tjetër nga ajo që zhvilluam disa javë më parë. Sot flet fakti që negociata për anëtarësim janë çelur dhe puna me negociata fillon pasdite. Çfarë do fjalësh të thuash sot nuk e balancojnë peshën që ka ky fakt në jetën e Shqipërisë në vijim.
Ju e dini që kërkesa për të hapur procesin dhe për të ndëshkuar gjykatësit dhe prokurorët është kërkesë e kahershme e BE-së, dhe është e natyurshme që në këtë rast është në sinkron me kërkesën e popullit shqiptar që e mbështetit reformën. Një nga momenten e rralla ku shqiptarët i kapërcyen ndasitë dhe mbështetën vettingun dhe duke kërkuar që të shkohet në ndëshkim të atyre që sistemin e kthyen në pazar të turpshëm.
Negociatat për anëtarësim janë një instrument transformimi i përditshëm.
I pyetur se se pse nuk kishte një përfaqësi të opozitës në tryezën e përbashkët për çeljen e negociatave Rama tha:
Me një format të përcaktuar nga Komisioni për gjithë trupën që do të përfaqësonte Shqipërinë në tryezë. Natyrisht mund të kishim kërkuar një ndryshim për të ftuar një përfaqësues apo dhe më shumë se një nga ana e opozitës, por kemi një problem që nuk është një problem i Brukselit dhe jo për t’u trajtuar aty se ‘kush është kush’ në anën e opozitës.



