Facebook ka zbuluar një rrjet të llogarive të rreme të lidhura me agjentët rusë të cilët kanë rekrutuar disa gazetarë amerikanë për të përhapur lajme të rreme që synojnë përdoruesit demokratë.
Janë zbuluar 13 profile dhe dy faqe në Facebook që, në funksion të zgjedhjeve presidenciale në nëntor, bënë dezinformim në lidhje me protestat racore që po zhvilloheshin në SHBA, në lidhje me fushatën elektorale të Joe Biden dhe Kamala Harris dhe në lidhje me politikat e Presidentit Trump.
Pas saj ishte Agjencia e Kërkimit të Internetit, fabrika e trollave në Shën Petersburg që ndërhyri në zgjedhjet presidenciale të SHBA 2016.



