
Akademia Suedeze i ka ndarë Çmimin Nobel për Paqe 2019, kryeministrit të Etiopisë, Abiy Ahmed.
Atij iu dha çmimi për përpjekjet e tij për "arritjen e paqes dhe bashkëpunimit ndërkombëtar", raporton BBC.
43-vjeçari Abiy Ahmed u nderua më këtë çmim për rolin e tij në arritjen e paqes në Etiopi.
Etiopia arriti një marrëveshje paqeje me Eritrea vitin e kaluar, duke i dhënë fund një ngërçi ushtarak 20-vjeçar pas luftës së tyre kufitare 1998-2000.
Çmimi, me vlerë nëntë milion kurora suedeze (rreth 730,000, 900,000 dollarë), do të jepet në Oslo në muajin dhjetor.
Kush është Abiy Ahmed?
Që kur u bë kryeministër në Prill 2018, ai ka prezantuar reforma masive për liberalizim në Etiopi, e cila dikur ishte një vend i kontrolluar.
Ai ka liruar mijëra aktivistë të opozitës nga burgu dhe i ka lejuar disidentët e mërguar të kthehen në shtëpi.
Më e rëndësishmja, ai ka arritur një marrëveshje paqeje me fqinjin e tij Eritrea, duke i dhënë fund konfliktit të gjatë dy dekadash.
Sidoqoftë, reformat e tij gjithashtu “vunë kapakun”, tensioneve etnike të Etiopisë dhe dhuna që rezultoi ka detyruar rreth 2.5 milion njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre.
Përndryshe, 301 kandidatë ishin nominuar për çmimin prestigjioz Nobel për Paqe, përfshirë 223 individë dhe 78 organizata.



