Rusta: Veprimet proceduriale ndaj  Xhaçkës në fazën finale. Do ketë tjetër fletë-thirrje në SPAK

Rusta: Veprimet proceduriale ndaj Xhaçkës në fazën finale. Do ketë tjetër fletë-thirrje në SPAK

MCN TV ka mësuar se brenda pak ditësh ndaj ish-ministres Olta Xhaçka do ketë një tjetër fletë-thirrje në SPAK.

Sakaq, një raportim për Mcn Live gazetari Arsen Rusta bën me dije se veprimet proceduriale ndaj ish-ministres janë në fazën finale. 

Ndaj znj. Xhaçka ka dy hetime aktualisht. Bëhet fjalë për pronat e ushtrisë por edhe abuzimet me asetet e ushtrisë. Bëhet fjalë për një kallëzim të PD-së, Albana Vokshit dhe Xhemal Gjunkshit për përdorimin e helikopterit në fushatë në Dibër, për plot 8 herë, të dokumentuar nga PD. Ndërsa ka një kallëzim edhe të kryebashkiakut të zgjedhur Fredi Beleri për abuzim me pronat në zonën e bregdetit dhe në bashkinë Himarë. Ky kallëzim është regjistruar, pritet të shortohet, dhe më pas të marrë dritën jeshile nëse do të kryhen veprime në terren. Znj. Xhaçka do ta shohim ditët e ardhshme në Prokurorinë e Posaçme. Do ta shohim për një fletë-thirrje, deklarime, apo një masë sigurie, kjo mbetet për t’u parë, por burime për MCN Live bëjnë me dije se ndaj znj. Xhaçka veprimet proceduriale ndaj saj janë në fazën finale”, thotë Rusta. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy