Tre raketa goditën pasditen e sotme një stacion hekurudhor në Ukrainën Lindore.
Mediat ndërkombëtare raportojnë për viktima, por ende nuk dihet numri i saktë i tyre.
Po ashtu bëhet me dije se janë dëmtuar ndërtesa përreth dhe infrastukrura hekurudhore.
“Ka viktima”, thuhet në një deklaratë zyrtare, pa saktësuar numrin e personave që mbetën të vrarë.



