Alarmi i SHBA: Shqipëria e rrezikuar nga Irani? Zogaj: Deklaratë paralajmëruese, që nuk duhet nënvlerësuar por as të ngjallë panik

Alarmi i SHBA: Shqipëria e rrezikuar nga Irani? Zogaj: Deklaratë paralajmëruese, që nuk duhet nënvlerësuar por as të ngjallë panik

Paralajmërimin e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë për qytetarët e saj, lidhur me mundësinë e sulmeve nga qarqe të lidhura me Iranin, e komentoi analisti Prec Zogaj në emisionin “Të paeksponuarit”.

 

Zogaj e cilësoi deklaratën si rutinë të diplomacisë amerikane, por paralajmëroi se nuk duhet nënvlerësuar. 

 

Deklaratë rutinë nga ato që bën ambasada, kur paralajmëron shtetasit e vet. Por kjo nuk është kaq rutinë, mendoj se një deklaratë që përfshin shtete ndërluftuese dhe palë ndërluftuese, është në sintoni për të mos thënë se ka marrë një pjesë të tekstit nga DASH. Pra nuk duket se është deklaratë kot.

Unë kam parë mediat e huaja dhe nuk kam parë si lajm. Por po të ishte dhënë, së paku në Itali do të publikohej.

Mendoj se është një deklaratë, që paralajmëron për rrezik të grupeve iraniane, nuk ka lidhje me atë që po ndodh sot në teatrin e luftimeve, që është SHBA me Iranin dhe Izraeli.

Ata kanë shumë fronte dhe nuk mendoj se kanë në fokus Shqipërinë, madje as muxhahedinët.

Por megjithatë, mund të ketë skenar, edhe nga forca të treta dhe armiqësore ndaj Shqipërisë, që mund të përdorin këto celulat e fshehura.

Është deklaratë paralajmëruese, që nuk duhet nënvlerësuar por as të ngjallë panik. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy