
Gjatë ditës së sotme, territori shqiptar do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike gjatë paradites, duke sjellë intervale me kthjellime.
Përjashtim do të bëjë ekstremin verilindor-juglindor, ku priten vranësira të dendura.
Në orët e pasdites dhe më tej, pritet shtim i vranësirave në të gjithë territorin, me vranësira më të dukshme në zonat malore përgjatë kufirit lindor.
Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në vlerat minimale, ndërsa maksimumet do të ulen, duke luhatur vlerat ditore nga -4°C (vlera më e ulët) deri në 12°C (vlera më e lartë) në territor.



