Ekskluzive/ Engjëll Agaçi largohet nga Shqipëria. Ish-sekretari përgjithshëm fluturon drejt Stambollit

Ekskluzive/ Engjëll Agaçi largohet nga Shqipëria. Ish-sekretari përgjithshëm fluturon drejt Stambollit

Ëngjëll Agaçi mësohet se është larguar nga Shqipëria. Ish-sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë ka lënë vendin më 12 shkurt, një ditë para se të mblidhej Këshilli i Ministrave, ku u mor vendimi për zëvendësimin e tij me Elsonida Ramën. Burime të pakonfirmuara për MCN TV bëjnë me dije se fluturimi i Agaçit më 12 shkurt ka qenë nga Rinasi drejt Stambollit. Ndërkohë nuk dihet nëse Stambolli ka qenë destinacioni i fundit i tij. Nuk dihet nëse Agaçi do të kthehet sërish në vendin tonë, por ajo që ngre dyshime është fakti se është larguar një ditë para vendimit për zëvendësimin e tij. 

 

Ish-sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë është paraqitur disa herë në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, megjithatë ende nuk dihet nëse lëvizjet e tij lidhen me raportin me drejtësinë. Agaçi është përfolur për siglimin e vendimeve që lidhen me ngritjen e inceneratorëve, një nga dosjet më të nxehta të Prokurorisë, ndërsa së fundmi është akuzuar për përfshirjen në padi që lidhen me pronat në bregdet. 

 

Ëngjëll Agaçi e ka mbajtur detyrën që prej vitit 2013, në fillim të mandatit të parë të qeverisë Rama, duke u bërë një nga funksionarët më jetëgjatë në këtë pozicion.

 

Si Sekretar i Përgjithshëm, ai ka pasur një rol kyç në koordinimin e punës ndërmjet ministrive, ndjekjen e procedurave ligjore të vendimmarrjes së qeverisë dhe garantimin e zbatimit administrativ të vendimeve të Këshillit të Ministrave. Agaçi u zëvendësua në detyrë nga Elsonida Rama, e cila deri të premten mbante postin e drejtoreshës së kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy