Kriza energjetike/ Elezi: Qeveria e Kosovës të bashkëpunojmë me atë të Shqipërisë në harmonizim të energjisë elektrike

Kriza energjetike/ Elezi: Qeveria e Kosovës të bashkëpunojmë me atë të Shqipërisë në harmonizim të energjisë elektrike

Mungesa e energjisë elektrike prej mëse një javësh në Kosovë, ka çuar në probleme të shumta në vend.

Lidhur me këtë, eksperti i energjisë, Eduart Elezi, në një komunikim përmes skype për edicionin e lajmeve në MCN TV, tha se kjo situatë e vështirë energjetike kërkon bashkëpunimin mes qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë, për ndihmë në daljen nga kriza energjetike.

“Pjesa që sot Kosova ka mangësi të energjisë elektrike, vjen se duhet të jetë komponentë e bashkëpunimit të termocentraleve në Kosovë dhe Shqipëri, duke shfrytëzuar hidrot e Shqipërisë me ato termike në Kosovë. Kosova ka ndërprerje tani, sepse nuk plotëson nevojat në momentet e pikut dhe të ngarkesës të shfrytëzimit me energji elektrike. Problematika ka qenë të gjeneruesit e Kosovës, të cilët kanë ndërprerje dhe remonte, si dhe probleme teknike”.  

Përpara dy alternativave të kryeministrit Albin Kurti, ose ndërprerje të energjisë, ose shtrenjtim të saj, për ekspertin ekonomik Elezi, duhet të vijë ndërhyrja shtetërore përmes kredive kundrejt kompanive private energjetike.

“Përpara se të shkoj qeveria Kurti te këto dy komponentë sepse kjo është më e lehta, tua shkarkosh të tërë përgjegjësinë konsumatorëve, por duhet qeveris e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, të bëjnë një harmonizim të energjisë elektrike mes vete, dhe të sigurojnë sasi të energjisë. Sepse KEDS është kompani private në Kosovë, dhe këto kosto t’ia jap me kredi, pra duhet ndërhyrja shtetërore te kompania private ose edhe me kredi të butë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy