Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/ Arrestohet autori dhe shtatë shtetas për pengim të hetimeve

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/ Arrestohet autori dhe shtatë shtetas për pengim të hetimeve

Policia e Korçës ka zbardhur ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë në fshatin Pirg të Maliqit, ku mbeti i vrarë me thikë 14-vjeçari Erald Xhejo. 

Si rezultat i hetimeve të shpejta dhe profesionale, janë arrestuar tetë persona, përfshirë autorin e dyshuar të krimit.

-14-vjeçarin autor të dyshuar të vrasjes, i cili pas kryerjes së krimit, tentoi të largohej nga vendngjarja, me automjet;

-babanë dhe xhaxhanë e autorit të dyshuar, pasi fshehën mjetin prerës (thikë), me të cilin u krye krimi;

-4 të mitur, të pranishëm gjatë konfliktit mes 14-vjeçarëve, të cilët nëpërmjet deklarimeve në Polici, tentuan të pengojnë zbulimin e së vërtetës;

-një 34-vjeçar, gjithashtu i pranishëm gjatë konfliktit, i cili tentoi të largohet nga vendngjarja, në të njëjtin automjet me 14-vjeçarin.

Sekuestrohen mjeti prerës (thikë), automjeti me të cilin tentuan të largoheshin 2 shtetasit dhe 5 celularë.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe policore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP-Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq dhe në drejtimin e Prokurorisë së Korçës, në lidhje me ngjarjen e djeshme, në fshatin Pirg, ku u vra me mjet prerës (thikë), një 14-vjeçar, dyshohet nga një bashkëmoshatar i tij, gjatë një konflikti për motive të dobëta, u vunë në pranga:

-shtetasi E. G., 14 vjeç, banues në fshatin Leminot, për veprat penale "Vrasja me dashje" dhe "Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt". 14-vjeçari u dëmtua lehtë, gjatë konfliktit. Ai mori asistencën e nevojshme mjekësore dhe la ambientet e spitalit, ditën e djeshme;

-shtetasit Edison Guri., 44 vjeç dhe Roland Guri., 44 vjeç, përkatësisht babai dhe xhaxhai i 14-vjeçarit, për veprën penale "Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës";

-4 të mitur, banues në fshatin Zvirinë, për veprat penale "Moskallëzimi i krimit" dhe "Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës";

-shtetasi Flori Çela., 34 vjeç, banues në fshatin Leminot, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit".

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy