Kombëtarja, Duka letër të hapur lojtarëve dhe tifozave

Kombëtarja, Duka letër të hapur lojtarëve dhe tifozave

Presidenti i Federatës shqiptare të Futbollit Armando Duka ka folur në lidhje me grumbullimin e shqipërisë ne austri dhe listën e lojtarëve të grumbulluar. Përmes një letre publike kreu i FSHF-së ka falenderuar të gjithë lojtarët që kanë kontribuar për këtë arritje historike edhe pse disa prej tyre nuk janë në listën e të grumbulluarve.

 

"Dëshira e çdokujt për të përfaqësuar Shqipërinë në këtë kompeticion ka qenë e madhe. Kjo është e natyrshme, jo vetem pse është një mundësi që të jepet ndofta një herë në jetë, por edhe sepse eshte kenaqesi e krenari te perfaqesosh kombin. Të gjithë duan të jenë në Francë. Çdo lojtar që ka kontribuar për skuadrën kombëtaren të Shqipërisë, që ka veshur fanellën e saj, kishte të drejtën që të shpresonte dhe ëndëronte për të patur një vend në Euro. Për fat të keq, vendet janë të limituara. Duke vlerësuar maksimalisht kontributin e gjithkujt, personalisht nuk do të më mjaftonin kurrë as 11 vendet e formacionit dhe as 23 vendet e futbollistëve që do të shkojnë në Europianin "Francë 2016". Më tej Duka u ndal dhe tek çështja Salihi i cili u la jashtë nga De Biasi.

 

"Mora shkas të flas për të falenderuar të gjithë ata futbollistë, që kanë kontribuar qoftë edhe vetëm duke u grumbulluar me kombëtaren shqiptare (pa luajtur qoftë edhe një minutë), e deri tek ata lojtarë që kanë gjurmë të forta si Hamdi Salihi, të cilin e vlerësoj si futbollist dhe si njeri dhe ruaj një respekt të veçantë. Emocionet, që ai na ka dhuruar kanë qenë të jashtëzakonshme dhe të paharruara. Personalisht, ndjehem keq, që ai nuk është pjesë e kësaj fushate të rëndësishme. Si ai, edhe shumë djem të tjerë të shkëlqyer që kanë dhënë maksimumin për ekipin kombëtar dhe meritojnë mirënjohjen tonë. Në fund presidenti i FSHF-së tha se ka besim të plotë tek lojtarët e grumbulluar nga De Biasi duke theksuar do të japin maksimumin për të bërë një europian dinjitoz.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy