Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Peshkopi-Kastriot.
Sipas asaj që informon policia, mikrobus me 12 pasagjerë brenda ka dalë nga rruga, ndërsa ende nuk dihet numri i saktë i personave që janë plagosur.
Shoferi i mikrobusit ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.
Në spitalin e Peshkopisë është transportuar vetëm një pasagjer i cili kishte marrë plagë në kokë. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërsa forca policie në vendngjarje kanë nisur hetimet.



