Sulaj: Vaji i ullirit me cilësi më të mirë këtë vit, po të bëhet me parametra ka fitim të madh

Sulaj: Vaji i ullirit me cilësi më të mirë këtë vit, po të bëhet me parametra ka fitim të madh

Prodhuesi Osmën Sulaj thotë se prodhimi i vajit të ullirit është më i lartë dhe më cilësor krahasuar me një vit më parë.

Duke folur për emisionin “MCN Econony”, ai deklaroi se prodhimi është i kënaqshëm, por se problemet e fermerëve të zonës së Selenicës, janë rrugët për të vjelë ullinjtë, ngarkimi, shkarkimi, punëtorët.

Sipas tij, po të bëhet me çdo lloj parametri, në Shqipëri fitimi nga vaji i ullirit është i madh.

Duke qenë se në Shqipëri janë larguar njerëzit, e kanë shumë të vështirë. Njerëzit thonë se nga turpi nuk i lënë ullinjtë.

Kam mbi 2500 rrënjë ullinj dhe përpunim vaji, se kam një fabrikë përpunimi në bashkinë Selenicë, kam vënë dhe tre kamionë në dispozicion për të transportuar ullirin dhe në këtë mënyrë iu vij në ndihmë fshatarëve ua marrë atje ku e kanë ua përpunoj, se këtu ka ngelur mosha e tretë.

Ua blej ullirin, kam cisternë enkas për këtë punë dhe më pas e shesh në mënyrë private. Cilësia është te përpunimi i shpejtë brenda 24 orëve.

Pastaj futet të mënyra teknike e përpunimit, duhet ta mbash në temperaturë normale. Nëse një fabrikë punon me parametra të mira, gjendja e vajit ruhet 3-4 vjet.

Në fabrikën time e grumbulloj me 6 mijë lekë të vjetra litri. Unë jam vetëm në tregun e brendshëm, furnizoj restorante, resorte, por nuk kam certifikimin për të punuar jashtë.

Problem është ruajtja e vajit të ullirit, duhet ruajtur në enë inoksi, në errësirë, do disa kushte për tu ruajtur.

Cisterna për inoksin kushtojnë, duhet azoti, duhen një sërë komponentësh për ruajtjen e vajit të ullirit.

Sikur të kishim një subvencionim të vogël, qoftë dhe cisternat, do na vinte në ndihmë.

Sikur shteti të shpërndante 5 mijë cisterna, nuk do ishte ndonjë qamet i madh.

Në Greqi dhe Itali ka subvencione dhe për korrentin, se fabrikat punojnë natën dhe korrenti paguhet gjysmë. Lëre më për gjëra e tjera që s’bëhet fjalë.

Vaji jonë është shumë i mirë, shumë cilësor, sado që nuk bëhet me parametra tamam.

Po të bëhet me çdo lloj parametri, këtu është fitim i madh nga vaji i ullirit. Çmimi për vajin e ullirit varet nga prodhimi.

Kur ka shumë prodhim ulet çmimi i vajit. Kur ka rënie prodhimi, rritet çmimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy