Abu Mazen pezullon marrëveshjet me Izraelin

Abu Mazen pezullon marrëveshjet me Izraelin

Autoriteti kombëtar palestinez ka vendosur që, në parim, të pezullojë të gjitha marrëveshjet e nënshkruara me Izraelin. Një komitet i posaçëm do të ngrihet për të konkretizuar vendimin. Lajmi u bë i njohur nga Presidenti i Autoritetit Palestinez, Abu Mazen, në një mbledhje urgjente të udhëheqjes palestineze të thirrur pas shkatërrimit nga ana e Izraelit të ndërtesave në jug të Jeruzalemit, në zonat autonome palestineze.

"Ne nuk do të përkulemi prej imponimeve izraelite dhe politikave të faktit të kryer. Nuk do të përkulemi prej forcës brutale, veçanërisht në Jeruzalem. Ashtu si në të shkuarën, duart tona mbeten të shtrira për të arritur paqen e drejtë, të përgjithshme dhe të qëndrueshme. Por kjo nuk do të thotë se ne e pranojmë status quo-në, që ne i dorëzohemi pushtimit. Nuk jemi të gatshëm të jetojmë nën pushtim apo të pranojmë “Marrëveshjen e shekullit”. Palestina dhe Jeruzalemi nuk janë në shitje", tha Abu Mazen. /Ansa/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy