
Reshjet e dëborës që kanë përfshirë të gjithë vendin kanë zbardhur edhe kryeqytetin. Në orët e pasdites së sotme, reshjet kanë nisur me intensitet edhe në Tiranë, duke zbardhur pjesën më të madhe të qytetit.
Pas reshjeve në mesnatë, Tirana u mbulua përsëri dëdora që nisi të bierë rreth ores 15:30.
Reshjet e dëborës ishin parashikuar edhe ditë më parë, dhe për kryeqytetin kjo është një gjë e rallë.
Qytetarë të shumtë e kanë shijuar këtë pamje nga ndërtesat e tyre, ndërsa të tjerë kanë zgjedhur ta shijojnë duke dalë jashtë.
Këto ditë Shqipëria është prekur nga temperatura mjaft të ulëta, ndërsa Tirana në fundjavë pritet të ndjejë rritje të temperaturave, sipas parashikimit meteorologjik
Për herë të fundit, në Tiranë dëbora ka rënë në 11 janarin e vitit të kaluar, duke shkaktuar jo pak gëzim mes banorëve të kryeqytetit, por edhe probleme me qarkullimin në rrugë dhe në trotuare.
Ndërkohë reshjet e dendura të dëborës pasditen e sotme kanë bllokuar aksin Tiranë-Elbasan te tuneli, ndërkohë që Autoriteti Rrugor Shqiptar po punon për hapjen e aksit rrugor.



