Mazniku: Faza e parë e reformës territoriale do mbyllet brenda korrikut, synojmë zgjidhje të qëndrueshme

Mazniku: Faza e parë e reformës territoriale do mbyllet brenda korrikut, synojmë zgjidhje të qëndrueshme

Bashkëkryetari i komisionit të posaçëm parlamentar për reformën territoriale Arbjan Mazniku thotë do synohet krijimi i bashkive me dy nivele, si qendër qarku dhe si bashki më të vogla. 

 

Në një intervistë për MCN TV, ai deklaroi se numri i tyre do rritet duke plotësuar kështu një nga kërkesat e opozitës, ndërsa shtoi se faza e parë do të mbyllet brenda korrikut.

 

Sipas tij, synohet që të ketë zgjidhje të qëndrueshme në kohë. 

 

Synojmë që brenda korrikut të vitit që vjen të mbyllim pjesën e parë të reformës, që është harta e territorit. Më pas në raport me të, çështja e kompetencave dhe financave, mënyra se si financohet pushteti vendor. 

 

Besoj se mund të shkojmë drejt një zgjidhje që të jetë e qëndrueshme në kohë. Një nga modelet që duhet parë modeli i pasjes së më shumë se sa një niveli të qeverisjes vendore, modeli i sotëm është me një nivel, kemi bashkitë që janë me nivel horizontal të pushtetit vendor.

 

Një pjesë jo e vogël e vendeve të Bashkimit Europian, kanë një sistem me dy nivele, një nivel bazik që është më pranë qytetarëve dhe niveli më i përmbledhur, i dyti, që përmbledh një seri funksionesh më të specializuara. 

 

Padyshim që ky duhet të jetë një ndër modelet që duhet të diskutohet. Numri i bashkive do të jetë pjesë e diskutimit në komision. 

 

Synojmë të kemi dy fushata të mëdha të komunikimit me publikun dhe të dëgjesave masive me publikun, qofshin me grupe interesi, universitetet, bashkitë, këshillat e qarqeve apo këshilltarët bashkiakë të të gjithë qarqeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy