Piramida e re/ Ilo: Është cenuar fizionomia e objektit, nuk ka më karakter monumental. Duhej thirrur autori krijues

Piramida e re/ Ilo: Është cenuar fizionomia e objektit, nuk ka më karakter monumental. Duhej thirrur autori krijues

Pas disa muajsh rikonstruktim, Piramida e Tiranës është inaguruar tashmë dhe synohet të kthehet në qendrën më të madhe për të rinjtë, kryesisht e fokusuar në arsimimin digjital  apo hapësirave të tjera rinore, por në pamje shumë larg nga çfarë ishte.

Arkitekti Petri Ilo, i ftuar në studion e lajmeve në MCN Tv, vlerësoi se Piramida tashmë ka vetëm emrin e dikurshëm porse nuk përfaqëson formën simbolike që kishte dikur.

Sigurisht e konsideroj pozitive faktin që në qytetin e Tiranës lind një objekt për të promovuar teknologjinë që është një gjë mjaft pozitive, por fakti që përshtatet piramida, më lind një pikëpyetje në kuptimin që vet forma piramidale është një formë shumë simbolike, përgjithësisht përfaqëson o vendvarrime ose shprehje pushteti, gjë që ishte rasti i Muzeut të diktatorit. Në këtë rast ndoshta koha do ta tregojë.

Për arkitektin Ilo, për ristruktimin e objektit, duhej thirrur autori i projektit të Piramidës, Vladimir Bregu, ndërkohë që objektit të tanishëm i është cenuar fizionomia duke sjellë dekontruktimin total të saj.

Në këtë rast mendoj se duhet të ishin thirrur autorët për ta bërë ndërhyrjen dhe në gjykimin tim, mund të ruhej në linja të përgjithshme funksioni i çdo objekti.

E cenon shumë fizionominë e objektit, ka qenë një nga objektet ikonike të Tiranës me vet formën piramidale që kishte. Fakti që u ndërhy dhe sidomos ndërhyrja me ngjyra, copëtimi dhe para, e dekostruktivon totalisht objektin, nuk është i drejtë.

Duhej ruajtur karakteri monumental, përgjithsisht shkalla është një monument monumental, ajo aty është thjesht një element funksional, nuk e di çfarë kanë dashur me të, sidomos me copëtimin që i kanë bërë elementeve përreth.

Gjëja më e keqe që është bërë aty, është fakti që nuk është thirrur autori i projekti, Vladimir Bregu, autori i projektit, pavarësisht se shkruhej emri i dhëndrit të diktatorit të asaj kohe.

Normalisht nëse do transferohej, duhej të ishte Ladi, por përderisa objekti ishte i ndërtuar, mendoj se duhej thirrur autori dhe grupi që ka projektuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy