Një pushues 76-vjeçar nga Fieri, humbi jetën mëngjesin e kësaj të mërkurre, teksa lahej në plazhin e Vlorës. Policia thotë se rreth orës 10:55 në lagjen “Ujë i Ftohtë”, në anë të detit është nxjerrë nga uji në gjendje të rëndë shëndetësore një shtetas, që ndërroi jetë më pas.



