Saviano: Ja kush është vendi më i korruptuar në botë

Saviano: Ja kush është vendi më i korruptuar në botë

Gazetari Roberto Saviano është njohës i mirë i mafias italiane dhe marrëveshjeve kriminale. Saviano, i cili ka shkruar dy libra që janë shitur shumë, “Gomorra” dhe “Zero zero zero” ka folur gjatë eventit Hay Literary Festival. Saviono thotë se vendi më i korruptuar në botë është Britania e Madhe.

“Nëse më pyesni se cili është vendi më i korruptuar në botë, do të mendoni se mund të them Afganistani, Greqia, Nigeria apo Italia e Jugut. Unë mund t’ju them se është Britania. Nuk ka të bëjë me burokracinë, as me policinë dhe politikën. Ka të bëjë me kapitalin financiar. 90 për qind e poseduesve të këtij kapitali në Londër i kanë zyrat e tyre në parajsa fiskale. Jersey dhe ishujt Cayman janë portat hyrëse për kryeqytetet kriminale të Europës dhe Britania e Madhe e lejon këtë. Prandja është kaq e rëndësishme për mua t’ua them këtë. Kjo ka të bëjë me jetën tuaj, me qeverinë tuaj”, tha Saviano.  

Deklarata e Savianos është bërë para referendumit të Brexit, që pasoi me dorëheqjen e kryeministrit Cameron. Këtij të fundit i është kërkuar shpesh të marrë masa ndaj parajsave fiskale që operojnë nën varësinë e kurorës mbretërore.

Roberto Saviano ruhet nga policia që pas publikimit të librit të parë “Gomorra”, në të cilin jepeshin detaje rreth anëtarëve të Kamorras, një degë e rrezikshme e mafias italiane në Napoli.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy