Nga 11 maji edhe 14 bashki “zona të gjelbra”/ Hapen klinikat dentare, parukeritë, berberët dhe qendrat tregtare

Nga 11 maji edhe 14 bashki “zona të gjelbra”/ Hapen klinikat dentare, parukeritë, berberët dhe qendrat tregtare

Në kuadër të lehtësimit të masave, duke filluar nga dita e hënë, datë 11 maj, shtohen si “zona të gjelbra” bashkitë: Lushnjë, Patos, Roskovec, Korçë, Has, Kukës, Lezhë, Mirditë, Fushë-Arrëz, Malësi e Madhe, Pukë, Vau Dejes, Kavajë dhe Vorë me të njejtat rregulla.

Në këto zona lejohet qarkullimi ndërqytetas brenda zonave të gjelbra me automjet privat (duke lejuar udhëtimin e më shumë se dy personave të së njëjtës familje) deri në orën 21:00.

“Ndërkohë që mbeten në fuqi rregullat që ndalojnë grumbullimin e më shumë se pesë personave, aktivitetet kulturore dhe sportive të çdo lloji dhe transporti publik, si dhe njësitë ekonomike ende të mbyllura. Po kështu, nga data 11 maj lejohen të ushtrojnë veprimtari sipas protokolleve strikte të sigurisë, me të cilat bizneset janë njohur përgjatë kësaj kohe, aktivitetet si më poshtë: klinikat dentare, parukeri, berber dhe dyqanet në qendrat tregtare”, – ka theksuar ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

“Theksojmë se është shumë i rëndësishëm zbatimi i distancimit fizik dhe kushteve të higjienës në këto aktivitete biznesi, ku ashtu siç po realizohet në vijimësi, taskforca do të vijojë kontrollin për zbatimi e protokolleve të sigurisë. Duke filluar nga data 11 maj të gjithë të riatdhesuarit do të vetëkarantinohen në banesë”,-  ka bërë të ditur Manastirliu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy