Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 1 vit burg për Luan Dacin anëtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelit, i cili akuzohet për falsifikim dokumentesh.
SPAK e akuzon Luan Dacin se ka falsifikuar dokumentet me qëllim fitimin e postit si gjyqtar i posaçëm i Kolegjit të Apelimit.
Luan Daci është zyrtari i parë i organeve të vettingut që përballet me drejtësinë ndërkohë që KPA e ka pezulluar nga detyra menjëherë pasi u mor i pandehur.
Sipas SPAK, gjatë aplikimit për tu bërë pjesë e KPA, Daci ka fshehur faksin se ndaj tij KLD kishte vendosur masë disiplinore në vitin 1997 çka mund të përbënte shkak për të mos u emëruar në organet e vettingut.
Tani fjalën do ta kenë avokatët për konkluzionet e tyre dhe më pas do të jetë gjykata që do të shpallë vendimin.



