Covid-19/ MSH: 264 raste të reja dhe 6 viktima nga Covid

Covid-19/ MSH: 264 raste të reja dhe 6 viktima nga Covid

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2,640 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Coivd-19 264 qytetarë.

Rastet e reja janë zbuluar në këto bashki: 133 në Tiranë, 29 në Fier, 24 në Lushnje, 16 në Durrës, 7 në Vlorë, 5 në Has, Lezhë, Gjirokastër, 4 në Kukës, 3 në Kurbin, Libohovë, Tepelenë, Kolonjë, 2 në Tropojë, Kamëz, Vorë, Kavajë, Sarandë, Skrapar, 1 në Fushë- Arrëz, Mirditë, Dibër, Mat, Mallakastër, Delvinë, Konispol, Përmet, Këlcyrë, Peqin, Librazhd, Gramsh.

Po ashtu në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me Covid, 6 qytetarë: katër qytetarë nga Tirana 57-76 vjeç, një qytetar nga Elbasani 66 vjeç, një qytetar nga Berati 83 vjeçe. Janë 7098 pacientë aktivë në të gjithë vendin, ndërsa aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 155 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 192 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 171,982 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (25 Tetor 2021)

Raste të reja ditore     264

Të shëruar në 24 orë    192

Të shtruar në spitale    155

Humbje jete në 24 orë  6

Testime ditore         2,640

Testime totale       1,285,961

Raste pozitive        181,960

Raste të shëruara      171,982

Raste Aktive           7098

Humbje jete           2,880

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë      3,604

Fier         900

Durrës      706

Shkodër     440

Elbasan     302

Gjirokastër   221

Korçë       191

Lezhë       183

Vlorë        174

Berat       171

Kukës       131

Dibër        75

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy