
Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët tha ditën e sotme se më shumë se 3.9 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit rus që filloi në fund të shkurtit.
Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin 3,901,713 refugjatët e regjistruar që nga e hëna përfshijnë 203,000 shtetas të vendeve të treta.
Kujtojmë se ditën e sotme u zhvillua një raund tjetër bisedimesh mes delegacionit rus dhe atij ukrainas dhe sipas asaj që thotë ministri i Jashtëm turk, ky takim ka qenë më i suksesshmi që nga nisja e luftës.



