Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka numëruar votat në komunat ku u zhvillua raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut.
33 komuna ishin në balotazh nga raundi i parë, përfshirë kryeqytetin Shkupin.
Edhe ky raund zgjedhjesh konfirmoi epërsinë e VMRO – DPMNE, partisë së Hristijan Mickocskit, duke fituar 22 komuna, përfshirë Shkupin. Koalicioni shqiptar VLEN ka fituar 4 komuna (Bogovinje, Dibër, Dollneni dhe Tetovën). Në Bogovinje dhe Tetovë, kandidatët e Vlen fituan kandidatëve të AKI-së së Ali Ahmetit.
Kjo e fundit fitoi vetëm një komunë, Studeniçanin.
Në Strugë fitoi kandidati i pavarur Mendi Qyra.
Një komunë e fitoi Unioni i Romëve, 1 lëvizja Znam.
Rezultatet në komunat me shumicë shqiptare:
Komuna e Bogovinës: Besnik Emshi nga AKI ka marrë 5.040 vota, ndërsa Feti Abazi nga VLEN 6.380.
Komuna e Bërvenicës: Haqim Ramadani nga VLEN ka marrë 4.224 vota, ndërsa e ka humbur garën nga Jovica Ilievski i OBRM-PDUKM 4.369.
Komuna e Dibrës: Fisnik Mela nga VLEN ka marrë 4.369 vota, ndërsa Ramadan Imeri si i pavarur ka marrë 3.674 vota.
Komuna e Dollnenit: Blerim Islami nga VLEN ka marrë 3.979 vota, kurse Sashko Veljanoski 2.799 vota.
Komuna e Kërçovës: Aleksandar Jovanovski nga OBRM-PDUKM ka marrë 13.697, ndërsa Fatmir Dehari nga AKI 11.326.
Komuna e Strugës: Arsim Dalipi nga AKI ka marrë 11.411 vota, kurse Mendi Qyra si i pavarur por i përkrahur nga VLEN, ka marrë 12.040 vota.
Komuna e Studeniçanit: Ejup Abazi nga AKI ka marrë 4.348, ndërsa Azem Sadiku ka marrë 4.141.



