Llabani: Politika ka ndaluar më parë Policinë që të ndërmarrë aksione ndaj MEK. Erdhën me toka me qira, sot i kanë të blera!

Llabani: Politika ka ndaluar më parë Policinë që të ndërmarrë aksione ndaj MEK. Erdhën me toka me qira, sot i kanë të blera!

Analistja Anduena Llabani tha në MCN Live se hetimi ndaj MEK-ut në Manzë ka nisur një vit më parë, ku ekziston një tjetër procedim përveç atij të prokurorit Vladimir Mara. Llabani tha se ekziston edhe një dyshim për financime të dyshimta të kryera nga këta persona që jetojnë prej kohësh në vendin tonë. Llabani tha se indicie kanë qenë dy adresa të eksponentëve të MEK në Twitter. “Hetimi ndaj qendrës në Manzë ka nisur 1 vit më parë. Informacionet që unë kam bëjnë fjalë që në SPAK është regjistruar edhe një procedim gati një vit më parë, ku organizata MEK është marrë nën hetim nga SPAK edhe në rolin e një organizate e cila kryen veprime anti-ligjore, por kemi edhe MEK-un si viktimë. Sulmet që qeveria e Iranit ka bërë ndaj eksponentëve të MEK-ut, duke i vënë në kërcënim të herëpashershëm që vinte përmes hakërrimit dhe mënyra të tjera. Ka edhe një hetim tjetër, një procedim penal, për ndërhyrje kompjuterike dhe provokim lufte. Ka edhe fatura të sekuestrua. Ekziston edhe një dyshim për financime të dyshimta të kryera nga këta persona që jetojnë prej kohësh në vendin tonë. Indiciet e para të SPAK lidhen me 4 adresa që figurojnë në emër të MEK në Twitter, që i përkasin zyrtarëve MEK dhe funksionojnë nga vendi ynë. A do të rezultojë që janë pikërisht këto kompjuter që janë sekuestruar? A do të jenë faturat si provë materiale? Kanë qenë më shumë se 1 mijë forca në këtë operacion, që falë Zotit s’ka pasur viktima dhe lëndime. Të gjithë policët kanë qenë të pajisur me anti-plumb dhe spraji individual. Banorët kanë reaguar vetëm në momentin kur në banesa janë hequr pajisjet elektronike. Ky ka qenë momenti kur kanë reaguar", tha Llabani. Ndër të tjera Llabani tha se politika ka ndaluar më herët Policinë që të ndërmarrë aksione në këtë kamp. Ajo vuri po ashtu në dukje se dikur anëtarët e MEK jetonin në tokë me qira, ndërsa sot janë në proces legalizimi 40 hektarë tokë. “Shteti shqiptar ka përfituar nga ky kamp dhe i ka interesuar që ky kamp të vegjetojë në vendin tonë, me faktor që lidhen me interesa politike. Policia ka tentuar disa herë të futet në kamp, dhe janë ndaluar nga persona politikë në vend. Sot janë 40 ha në proces legalizimi, nga një kompani e ngritur enkas nga këta njerëz. Nëse ata erdhën dhe banonin në toka me qira, sot i kanë të blera. Shoqata F.A.R.A është nën hetim sot. Ky operacion në thelb ka pasur rëndësinë e materialeve, dokumenteve. Do kemi probleme me këtë kamp. Me reagimet që ka pasur në momentin e kapjes së materialeve, aty kanë reaguar. Ka edhe një hetim procedurial, penal, që lidhet me kundërshtimin e policisë dhe arsyet e vdekjes së njërit prej këtyre personave. Politika ka ndaluar Policinë që të hyjë në aksione. Policia dhe Prokuroria ka pasur edhe informacion që aty ka pasur persona të armatosur. Ata kanë pasur kohë edhe të fshehin gjëra. Kush i la këta njerëz të bëhen me prona në Shqipëri?!”, shtoi ajo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy