Berisha: Komuniteti ndërkombëtar të ndalojë çdo ndërhyrje të Ramës në punët e Kosovës

Berisha: Komuniteti ndërkombëtar të ndalojë çdo ndërhyrje të Ramës në punët e Kosovës

Ish-kryeministri Berisha deklaroi gjatë konferencës për shtyp që po mban me gazetarët se akti terrorist që kryen falangat serbe në Kosovë kishte një begraund të parapërgatitur nga Rama dhe Vuçiç.

Berisha tha se Rama është bërë i rrezikshëm për rajonin dhe Shqipërinë.

Në këtë situatë suicidi politik të Edi Ramës, ai është bërë shumë i rrezikshëm për rajonin. Shumë i rrezikshëm për Shqipërinë.
Skenari, akti terrorist që kryen falangat terroriste në Banjskë të Zveçanit, kishte një begraund të parapërgatitur nga Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç.
Burimet nga Kombet e Bashkuara, bëjnë me dije se në sallat e kësaj selie, në një takim jopublik, dy kryeministrat, përveç atij të Serbisë, kanë paraqitur kërkesa që komunat me shumicë serbe në veriun e Kosovës, të vendosen nën kontrollin e KFOR-it.
Pse del Edi Rama, thoni ju? Edi Rama del se me datën 24 shtator, në orën 11, sapo u mor vesh vrasja e policit në krye të detyrës, Edi Rama vrapoi me të madhe të kërkojë konferencën ndërkombëtare për Kosovën.
Tezë kjo e diskutuar dhe sugjeruar edhe në këtë mbledhje.
Kërkesë kjo e paraqitur direkt nga Aleksandër Vuçiç, kërkesë kjo e paraqitur nga terroristët e Listës Serbe, para Edi Ramës.

Shpreh vlerësimin dhe mbështetjen time për kërkesat e autoriteteve të Kosovës për hetim ndërkombëtar. E konsideroj shumë të domosdoshme që akti terrorist, të cilin Edi Rama nuk e shqipëroi kurrë si të tillë. E quajti akt kriminal. Fillimisht nuk shprehu as ngushëllime për Afrim Bunjakun.

Nuk drejtoi kurrë dorën drejt Vuçiçit. Edhe pasi shpalli zinë kombëtare, Vuçiçi nuk ekzistonte në fjalorin e tij.

Hetimi ndërkombëtar është shumë i rëndësishëm për të ndërtuar qëndrimet, për të vendosur sanksionet ndaj Vuçiçit dhe Serbisë si një mjet i domosdoshëm për ta bërë më realist Beogradin ndaj zhvillimeve në rajon.

Ndërsa thirrja ime për komunitetin ndërkombëtar është: të ndalojë çdo ndërhyrje të Edi Ramës në punët e Kosovës se i ka me qëllimet me të liga, destabilizuese, synon ndarjen e Kosovës dhe mbijetesën e tij si një njeri që është i rëndësishëm për zgjidhjen e problemit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy