Komiteti Teknik i Ekspertëve shtyn orarin e muzikës, masat e tjera nuk ndryshojnë

Komiteti Teknik i Ekspertëve shtyn orarin e muzikës, masat e tjera nuk ndryshojnë

Komiteti i Ekspertëve është mbledhur mesditën e sotme për të komunikuar situatën në vend si pasojë e pandemisë nga Covid-19. Komiteti njoftoi lidhur me masat e marra duke parë numrin e infektimeve që shënohen në vend.

Mira Rakacolli në emër të Komitetit Teknik të Ekspertëve propozoi zgjatjen e orarit të muzikës nga ora 22:00 që është aktualisht në 23:00, ndërsa theksoi se të gjitha masat e tjera mbeten në fuqi.

Në Shqipëri kemi një situatë të qëndrueshme edhe në kushtet që nga 1 korriku masat janë lehtësuar. Është e rëndësishme edhe karakteristika që tha profesori për personat që janë të sëmurë. Fashat e vaksinimit duhet të ishin vaksinuar. Mosvaksinimi është arsyeja kryesore pse ata shfaqin formë më të rëndë të COVID. Komiteti i Ekspertëve, duke u bazuar në të dhënat e deritanishme dhe vaksinimit, propozon zgjatjen e orarit nga 22:00 deri në 23:00. Masat e tjera mbeten në fuqi si përpara”.

Ndërsa shefja e ISHP-së, Albana Fico tha se nuk kemi ende raste të variantit Delta, ndërsa ka dhënë detaje sa i përket situatës së COVID-19 në vendin tonë.

Mbetemi në incidencë 5 për 100 mijë banor. Bashkitë e prekura nga 10 në 9, të shtruar në spital janë 5 pacientë dhe nuk ka asnjë në reanimacion. Nnumri i vdekjeve ka qenë 0 për ditë me radhë, Raporti i fataliteteve mbetet konstant 1.9%. Ka një rritje të lehtë të pozitivitetit të mostrës. Pjesë e rëndësishme është edhe aplikimi i vaksinave. Duke qënë se jemi në javën e vaksinimit masiv, apeloj qytetarët për të aplikuar të kryejnë vaksinën në qendrat e përcaktuara. Të mos harrojmë se situata në vende të Evropës ka pësuar ndryshime me rritje të numrit të infektimeve. Në Shqipëri nuk kemi referenca nga laboratori i referencës, pavarësisht raseve të pazakonta. Është e rëndësishme që përtej vaksinimit të shohim me përparësi e të respektojmë masat e vendosura nga autoritetet shëndetësore” u shpreh Fico.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy