Speciale/ Tritan Shehu: Duhet sekretar shteti për BE-në (VIDEO)

Speciale/ Tritan Shehu: Duhet sekretar shteti për BE-në (VIDEO)

Ish Ministri i Jashtëm aktualisht deputet i partisë Demokratike Tritan Shehu, thotë se procesin e integrimit të Shqipërisë në BE nuk mund ta mbulojë një zv. Ministër i thjeshtë në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme. Sipas Tij ky proces duhet të ndiqet nga një sekretar shteti. Në një intervistë për Televizionin TemA Shehu e cilëson si qesharak vendimin e shkrirjes së Ministrisë së Integrimit. Ai thotë se kjo u bë në fshehtësi dhe sipas tij pas këtij veprimi fshihet diçka.

Në intervistën e dhënë për TemA TV deputeti i PD-së ish ministror i jashtëm ka folur edhe për tërheqjen e qeverisë nga diskutimi në kuvend të ligjit të importit të mbetjeve. Shehu shprehet se për të marrë këtë vendim i vetmi konsultim që mund të bëjë qeveria me qytetarët është referendum. Ai shton se kjo çështje nuk duhet kthyer në propagandë duke mbledhur disa militant në një sallë dhe të bëhet sikur diskutohet. Për të mësuar më shumë edhe në lidhje opinionin e tij mbi veprimin e diplomacisë shqiptare në lidhje me Rastin e Ismail (Ballist) Morinës ndiqni intervistën e plotë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy