Debatet për punësimet, Nano: Mesazhi më i shëmtuar që përcillet sot, opozita nuk duhet ta lejojë

Debatet për punësimet, Nano: Mesazhi më i shëmtuar që përcillet sot, opozita nuk duhet ta lejojë

Mbledhja e sekretarit të përgjithshëm të PS Damian Gjiknuri me strukturat e PS Shkodër mbrëmjen e kaluar është shoqëruar me debate të ashpra.

Në fokus të këtyre debateve mes Gjiknurit dhe sekretarin organizativ të PS Blendi Klosi kanë qenë punësimet, emërimi i drejtorëve, përgatitja për zgjedhjeve vendore të 2023-shit si dhe hapësira që i është lënë në punësime e emërime drejtorësh aleatit të PS në Shkodër që është kreu i PSD Tom Doshi i cili mori dy deputetë në këtë qark në zgjedhjet parlamentare. Dhe pikërisht këtë debat komentoi nga studio e lajmeve të MCN TV gazetari Mustafa Nano duke e quajtur këtë mesazhin më të shëmtuar që përcillet sot. Sipas tij për këto ngjarje ka përgjegjësi të madhe edhe opozita që nuk duhet të lejojë që emërimet në detyrë të bëhen mbi baza politike, por duhet të ndërtojnë një projektligj i cili duhet aplikuar.

Intervista Mustafa Nano:  

1. Z. Nano sic e ndoqem kroniken debati per vendet ne administrate vijon te percaktoje stabilitetin mes partive politike. Si e gjykoni ju kete situate 30 vjeare?

Nano:  Këto që pamë janë skandaloze por nuk janë të pazakonta. Duke marrë shkas nga një vendim i tillë nuk do doja që opozita të mjaftohej me një vendim. Opozita nu duhet të lejojë që emërimet të bëhet në bazë politike. Ky është mesazhi më i shëmtuar që përcillet sot. Për ata që duan të bëjnë karrierë në administratën publike nuk munden nëse nuk janë në parti. Duhen vepra. Një pjesë e administratës edhe kur ndërron pushteti qëndron aty. Duhen ndërtuar struktura që të mos vidhet më. Opozita duhet të ndërtojë një projektligj dhe duhet aplikuar. Këtu me ta marrë dikush pushtetin lokal ndërron gjithë administratën. Opozita tashmë është fokusuar në të tjera gjëra. Nëse ata janë seriozë ata duhet të kapen me një rast dhe duhet ta kthejnë në projektligj. Uzurpimi nga partia në pushtet i duhet vënë kufi. Opozita nuk e bën sepse u pëlqen.

2. Eshte ky nje deshtim i qeverise Rama dhe vete kryeministrit?

Nano:  Ky rast nuk na lejon ta çojmë mendjen në vende të tjera. Kjo është një sitituatë që e njohin të gjithë. Në Itali kur largohet kryeministri, dalin nënpunësit dhe duartrokasin sepse ata kanë status, ata qëndrojnë aty dhe u shërbejnë të gjithëve.

3. Duhen marrë parasysh edhe kostot e trajnimeve..

Nano:  Nuk e dimë se sa bëhen trajnime apo thjeshtë merren. Ka njerëz me angazhime partiake që janë dhe shumë të zotë.

4. Keni deklaruar se qeveria e z. Rama eshte nder.me te korruptuarat(rama 2). I qendroni ende kesaj pikepamjeje dhe eshte ky debat per vendet ne administrate deshmi e korrupsionit?

Nano:  Këtë nuk e lidh në mënyrë automatike me korrupsionin. Këtu ka një system qeverisje që është i korruptuar dhe Rama e ka trashëguar nga të tjerë dhe ose nuk po e Lufton sepse nuk do, ose nuk mundet. Ai ka pushtet të madh dhe reformat më të mëdha mund ti bëjnë ata që kanë pushtet. Ai mund të nisë një reform por duhet të na bindë  të gjithëve që e ka seriozisht.

5. PD ku po shkon?

Nano:  Është në një situatë të keqe dhe po bëhet një l;uftë e paprinciptë. Ky është një justifikim, ai mund të thotë që Amerika na hapi sytë, por jo se u bind se tha Amerika, çfarë është ai idjot i dobishëm. Është një betejë e paprinciptë dhe PD duhet ta shikojë këtë dhe tua mbledhin liderve të tyre.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy