
Gazetari Sokol Bregu në ‘MCN Live’ ka komentuar mbërritjen e 16 emigrantëve të parë në Shëngjin në bazë të marrëveshjes Shqipëri-Itali.
Ai u shpreh se ardhja e tyre në vendin tonë nuk përbën asnjë problem sa i përket rendit dhe sigurisë.
Sipas tij nëse ata do largoheshin nga kampi do ishte shumë e lehtë për tu identifikuar, prandaj nuk ka asnjë arsye për tu shqetësuar, problem mbetet që marrëveshja nuk u zbardh asnjëherë, na u tha diçka pa u bërë publike.
Nuk mendoj se do ketë probleme me Shqipërinë. Shqipëria është vend që ka shumë emigrantë vetë dhe nëse ata do dilnin do identifikoheshin menjëherë për shkak dhe të ngjyrës. Kur ikin dikund nëse ikin nga një kamp duke qenë se ka me mijëra emigrantë ata mund të përzihen me të tjerët, ndërsa në Shqipëri nëse ikin nga kampi do kapen menjëherë. Nuk mendoj se do sjellin probleme me sigurinë dhe rendin.
Pastaj a duhet ta kishim një të tillë apo jo secili ka optikën e tij. Ne jemi një popull që sot mund të kemi 7-8 milionë emigrantë, gjithë Shqipëria është emigrantë dhe censusi na nxjerr që ndodhemi nën Shqipëri 1/3 e popullsisë, prandaj kjo është vetëm një formë paraqitje me aleatin tonë të madh që është Italia, vendi që e ka ndihmuar më shumë në kohën më të vështirë dhe kjo është një formë për të luftuar emigracionin e paligjshëm.
Pastaj kohëzgjatja e të tjera duhen parë sepse ajo që më shqetëson mua është se ne marrëveshjen nuk e zbardhëm, por na u tha diçka pa u bërë publike. Për të na treguar nëse ndodh ndonjë gjë brenda kampit si e shqyrton gjykata italiane, që tokën ja kemi dhënë një force të huaj në përdorim etj etj.
Nëse ndodh brenda një ambasade diçka nuk e marrim ne në shqyrtim atë çështje pastaj pjesa tjetër është retorikë politike. Një gjë del qartazi ne kemi probleme me mënyrën se si i shohim emigrantët ndoshta dhe nga fakti se kemi vuajtur shumë nëpër kampe në botë, jemi të ndjeshëm ndaj çështjes.



