Brovina: Kjo foto dëshmon se si janë përdhunuar femrat në Kosovë nga forcat serbe (VIDEO)

Brovina: Kjo foto dëshmon se si janë përdhunuar femrat në Kosovë nga forcat serbe (VIDEO)

Deputetja e PDK-së, Flora Brovina, ka paraqitur sot para gazetarëve në Prishtinë  një fotografi ku shihen ushtarë serbë duke dhunuar një grua shqiptare.

Siç shihet në fotografi, tre ushtarë serbë dhunonin gruan ndërsa pas tyre shihen persona me duar të lidhura dhe në gjunjë, ku një ushtar u rri prapa me armë në kokat e tyre.

Në po këtë foto, prapa gruas ku po përdhunohet ajo janë familjarët e saj, raporton KTV.  

Brovina ka thënë se kjo grua është ende gjallë dhe është e gatshme të dëshmojë për këtë rast dhe i njeh ata që e kanë dhunuar.

Brovina ka thënë se askush deri më tani nga Prokuroria Speciale nuk i ka intervistuar këto viktima të dhunës seksuale.

 “Kemi fakte për gjenocidin. Helmimi ka qenë akt gjenocidial, gjithashtu edhe largimi nga vendet e punës; dhuna seksuale në shkollën e Qerezit, ku gratë janë dhunuar dhe vrarë në puse”, tha Brovina, duke shtuar se është gjetur një kasetë me dhunime e me rroba të gjakosura" tha Brovina. 

Flora Brovina është arrestuar në kohën e luftës nga forcat serbe.

Për afro dy vjet Brovina ishte maltretuar nëpër burgjet serbe, duke u bërë atëbotë njëra ndër gratë më të njohura të burgosura në botë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy