Inceneratorët/ Tomorri: Nëse ndodh rotacioni, do ta shohim sa seriozisht e ka opozita

Inceneratorët/ Tomorri: Nëse ndodh rotacioni, do ta shohim sa seriozisht e ka opozita

Gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri, thotë se opozita e ka bërë detyrën e vet me dorëzimin e padisë për inceneratorët, por qëndrimi i vërtetë i saj në lidhje me këtë çështje do të provohet nëse ndodh rotacion pushteti në zgjedhjet e 25 prillit. Në studion e lajmeve në TvT, Tomorri tha se sa i takon fatit të hetimit në SPAK për këtë çështje nuk mund të bëhen parashikime.

Për inceneratorët ka një kallëzim në SPAK. Mund të ndodhë që dosja të mbyllet, siç ka ndodhur me abuzimet e mëdha financiare në Shqipëri. Kemi rastin e Armos ku janë përfituar padrejtësisht qindra miliona euro dhe nuk ka asnjë të hetuar, le pastaj të dënuar. Besoj se në këtë situatë, opozita nuk mund të bëjë më shumë se denoncimi dhe paraqitja e fakteve që pretendon se ka, nëse nesër ndodh rotacion dhe opozita vjen në qeveri dhe e harron këtë çështje, atëherë mund të themi se e gjitha kjo ishte një farsë për të fituar vota. Është detyrë e opozitës të kërkojë llogari dhe të bëjë denoncime për cdo kontartë ublik ku mendon se ka abuzime, veçanërisht për kontrata të tilla me vlera të mëdha që shkojnë në llogari private”, tha ai.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy