Përmbytjet/ Rrëshqitje dherash e bllokim rrugësh në Elbasan e Korçë, situatë e qetë në Shkodër

Përmbytjet/ Rrëshqitje dherash e bllokim rrugësh në Elbasan e Korçë, situatë e qetë në Shkodër

Reshjet e shiut të shoqëruara me përmbytje dhe rrëshqitje dherash vijojnë të jenë problematike në disa qarqe të vendit. 

 

Në aksin Elbasan-Gjinar ka patur rrëshqitje dheu dhe është bllokuar për rreth një orë aksi rrugor, që tanimë është hapur në një korsi. Po ashtu në fshatin Gur i Kuq në Korçë është bllokuar njëra nga korsitë për shkak të vërshimeve të përroit. 

 

Korrespondentja e Elbasanit Entela Duka në një raportim në edicionin e lajmeve në Mcn Tv bën me dije:

“Jam vendosur në aksin Elbasan-Gjinar, kur rreth orës 10:00 një masiv dheu ka rënë, duke bërë që të bllokohet për rreth një orë. Më pas është ndërhyrë nga Agjencia Publike e Shërbimeve në bashkëpunim me ARRSH, dhe për momentin është hapur një korsi për automjetet. Ky aks gjatë ditës së sotme do të mbetet i vështirë për t’u lëvizur nga njerëzit”. 

 

Korrespondentja e Korçës Elsa Xhindole në një raportim në edicionin e lajmeve në Mcn Tv bën me dije:

 

“Ndodhem në fshatin Gur i Kuq ku njëra nga korsitë është e bllokuar tërësisht, për shkak të vërshimeve të përroit. Është bllokuar totalisht njëra prej korsitë, duke sjellë një trafik goxha të rënduar në këtë aks. Në një banesë në fshatin Çërravë ka patur ndërhyrje emergjente, pasi si pasojë e reshjeve të shumta të shiut, objekti ndodhej në kodër dhe ka patur vërshime dherash. Argjinatura e lumit Devoll vijon të jetë e çarë”.

 

Korrespondentja e Shkodrës Bendis Druni në një raportim në edicionin e lajmeve në Mcn Tv bën me dije:

 

“Situata në qarkun e Shkodrës paraqitet relativisht e qetë. Deri në këtë momente kemi patur reshje me intensitet të ulët. Nuk na janë raportuar problematika të rënda. Problematikë mbetet fshati i Obotit, ku janë prezente tre automjete të ushtrisë që u mundësojnë banorëve të lëvizin. Nuk kemi presencë uji në banesa, përveçse në rrugën hyrëse të fshatit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy