Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, komenton përplasjen mes ambasadorit amerikan, Donald Lu, dhe kryeprokurorit Adriatik Llalla.
Në një status në “Facebook”, Manjani shkruan se çështja është serioze dhe do të përfundojë më ikjen e njërës prej palëve të përfshira në debatin e ashpër.
Përshëndetje,
Përplasja ndërmjet Ambasadorit të SHBA dhe Prokurorit të Përgjithshëm është një çështje serioze.
Jam në një mendje me Armand Shkullakun: ose ikën Prokurori ose ikën Ambasadori! Rrugë të mesme të besueshme nuk ka!
Të shohim!



