Këngëtarja mallakastriotë Pamela Veizaj, rrëfen se si prej mbi dy vite e gjysmë merret me muzikë popullore dhe se si këngët e kanë përfshirë dhe e ndan jetën mes Greqisë dhe Shqipërisë.
Nga studio e “Zgjohu me MCN”, ajo rrëfeu fillimet e saj dhe se si tashmë është mjaft e kënaqur me atë që bën.
Pamela thotë se dasmat në Shqipëri ia vlejnë më shumë se ato në Greqi, për shkak të fitimeve.
Ka dy vite e gjysmë që merrem me muzikë. Në fillim bëja kurs me një mësues grek të polifonisë, e ndërpreva disa kohë pasi ai vdiq.
Më pas nisa të këndoja në një lokal. Në një koncert ishte Mariglen Hazizaj që më ftoi të performoja dhe nga aty nisi gjithçka.
Ka pasur pak emocione dasma e parë se do respektuar radha, gjyshi ka këngën e vetë, daja këngën e vetë.
Edhe pse jam rritur në Greqi, kam shumë repertor popullor. Në repertor kam edhe këngë greke.
Kam tre bashkëpunime, njëri është bashkëpunim me Haxhi Arapin, një është këngë greke dhe një tjetër popullore.
Mua më pëlqen shumë Shqipëria dhe tani që kam ardhur nuk dua të iki. Në Shqipëri vij sa herë që kam koncerte.
Unë këndoj dhe këngë të lehta, por nuk e mendoj veten aty, i kam hyrë popullores.
Në Greqi kam familjen, atje është baza. Ata më kanë suportuar shumë, sidomos babi, ai është fansi im i madh.
Dasmat në Shqipëri për fitimet që kanë ja vlejnë më shumë se në Greqi. Është goxha mirë.



