Kreu i PD-së Lulzim Basha, në një takim me qytetarët në zonën e Kënetës në Durrës, ka folur lidhur me akuzat dhe kundërakuzat që po behën ditët e fundit mes PS-se dhe LSI-së.
“Një të mirë e ka kjo situate sepse ia nxorri petët lektorit. Këto dy jave të fushatës u kujtuan për të denoncuar të zezat që ju keni hequr mbi shpinë. Shqiptarët nuk do ta hamë në sapunin për djathë.
Do rrisim çmimin e naftës? Amin thoshte Ilir Meta dhe ngrinte kartonin.
Pazaret i bënin të gjithë vetëm ziheshin që kush han më shumë. Kush merr një çapë dhe kush merr dy çapa.
Edi Rama me patericat e tij ilir Meta dhe Shpëtim Idrizi bënë gjithçka për pushtetin e tyre.
Me 25 qershor duhet të ndëshkohet me votë Edi Rama.
I pari që duhet të ndëshkohet është Edi Rama.
I dyti qe duhet te ndëshkohet eshte Ilir Meta sepse pa Metën, Rama nuk i bënte dot këto zullume.
Edhe ky i treti që thotë unë do të bëj koalicion me partinë me të parë.
Por ne nuk bëjmë koalicion as me SHPK dhe as me tezga.
E dini pse flet per timonin Rama?
Po vetëm timoni i ka mbetur Shqipërisë sepse motorin e shkatërroi.
Cili është motori i një vendi? Ekonomia. Atë e shkatërroi” tha Basha.



