
Analisti Mentor Kikia në studion e MCN Live ka komentuar për votën e diasporës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit për të cilin u shpreh se nuk ka rëndësi impakti i kësaj vote, por duhet mbarëvajtja e procesit.
Ai tha se një nga pengesat që mundtë dërgojë dhe në dështim të këtij procesi mund të jetë dokumenti i identifikimit, prandaj sipas tij ky duhet të jetë dhe misioni politik i opozitës në këto zgjedhje është përpjekja për të miratuar aktin normativ për shtyrjen e dokumenteve.
Duke parë deri tani ajo që unë këmbëngul vazhdimisht është se përtej se kë do votojnë emigrantët, parësore do duhej të ishte standardi i zgjedhjeve në raport me shqiptarët që jetojnë jashtë.
Përpjekja që është bërë deri tani për të siguruar votën në distancë do të dështonte nëse nuk shtyhet afati i përdorimit të dokumenteve dhe nëse nuk njihet dokumenti i një vendi të BE.
Përderisa qëllimi i dokumentit është vetëm për identifikim, nëse kjo nuk lejohet atëherë vota e emigrantëve do jetë më keq se dosja e Dibrës. Numërimi është tjetër gjë, vota do shkojë atje ku është regjistruar.
Për mua pengesa do të jetë dokumenti i identifikimit dhe këtu pastaj mund të fshihen detajet e qëllimshme, ose do jetë mundësia për ta paragjykuar procesion. Prandaj misioni politik i opozitës në këto zgjedhje është përpjekja për të miratuar aktin normativ për shtyrjen e dokumenteve.
Jo çdo përpjekje mund të jetë manipulative, nëse PS shkon atje dhe fton njerëzit të regjistrohen këtu s’ka asgjë të keqe.
Përdorimi i fondeve publike është tjetër gjë dhe nëse futemi në teknikalitete ku ka hapësirë të tipit që ai thotë u regjistrova por më refuzuan duke menduar se ai nuk është votë e tij këto do duhen parë, jo që ata kanë hapur zyrë atje dhe i regjistrojnë.



