Fermerët e Dimalit dhe Roskovecit kanë protestuar kundër pikave të grumbullimit, duke pretenduar se mashtrohen në lidhje me çmimin e shitjes së trangullit. Sipas tyre, grumbulluesit u deklarojnë një çmim në mëngjes, por më pas ua blejnë prodhimin me një çmim më të ulët, duke i detyruar ta shesin nën kosto.



