Pasuritë e paluajtshme/ Meka: Paraja informale mban gjallë kërkesën. Nuk jemi ende përballë një flluske 

Pasuritë e paluajtshme/ Meka: Paraja informale mban gjallë kërkesën. Nuk jemi ende përballë një flluske 

Eksperti i ekonomisë Elvin Meka duke folur në “Mcn Economy” thotë se nuk jemi përballë një flluske sa i takon tregut të pasurive të paluajtshme.

Ai vë në dukje se në Shqipëri ndërtohet sepse ka kërkesë. 

Drupal Ad

Nuk janë fenomene të shkëputura, pra rritja e shpejtë e çmimeve nuk përballet me një rënie të kërkesës, përkundrazi, ka shkuar pothuajse krah për krah me kërkesës. Duhet ndarë kërkesa që vjen nga personat apo banorët që rezidentë në Shqipëri, në kërkim të banesës së parë, ose të dytë rezidenciale për të banuar, duhet t’i shtohet kërkesa e emigrantëve shqiptarë që s’janë rezidentë në Shqipëri që duan të investojnë në pasuri të paluajtshme, në zona rezidenciale urbane dhe bregdet, duke i shtuar edhe kërkesën që vjen nga investitorët e huaj, ose ajo pjesa e investimeve të huaja që ka të bëjë me blerje të pasurive të paluajtshme, kryesisht në zonat e bregdetit, që për hir të faktit nga 2021-2024 kanë njohur vetëm rritje. Nuk mund të themi që jemi përballë një situate perfekte, klasike, ku të përmbushet një nga elementët që kanë të bëjnë me pragun e shpërthimit të një fluske në pasuritë të paluajtshme. Një nga elementët kur gjendemi përballë një flukse në tregun e pasurive të paluajtshme, është mospërputhja e fortë e ofertës dhe kërkesës reale që ka për to. Në Shqipëri ndërtohet sepse ka kërkesë, nëse s’ka kërkesë nuk ndërtohet”.

Meka tha se paraja e paqartë, apo e pistë, ndikon në mbajtjen gjallë të kërkesës. 

Në totalin e kërkesave që ekziston për çdo lloj pasurie të paluajtshme në Shqipëri, në mënyrë të pashmangshme është paraja informale apo paraja pa burim të qartë, apo të pastër. Ky element luan një rol të fortë në mbajtjen gjallë të kërkesës. Sjell vazhdimisht likuiditete që mbajnë në zhvillim apo në rritje çmimet”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy