“Alenaca për Ardhmërinë e Kosovës do të vijojë e vetme kundërshtimin e marrëveshjeve për asosacionin e komunave me shumicë serbe dhe demarkacionin me Malin e Zi”, kështu është shprehur kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj në një intervsitë për Koha Ditore.
Ai ka pranuar ftohjen me Vetëvendosjen, ndërsa ka thënë se nuk do të pranojë shkrirjen me këtë parti.
Për Haradinaj subjekti më i madh opozitar ka pasur kërkesa, të cilat ai konsideron shkrirje të AAK-se brenda Vetëvendosjses.
Gjatë intervistës Haradinaj ka theksuar se proritet i tij nuk është posti i kryeministrit.



