Fitore me aromë titulli, Milani mposht Veronën me përmbysje (VIDEO)

Fitore me aromë titulli, Milani mposht Veronën me përmbysje (VIDEO)

Milani ka regjistruar një fitore tjetër të rëndësishme, teksa ditën e sotme mposhti me përmbysje Hellas Veronën me rezultatin 1-3.

Kuqezinjtë bëjnë një hap të rëndësishëm drejt titullit kampion të cilin tashmë e kanë vetëm dy ndeshje larg, pasi kur duhen edhe dy javë nga fundi, kryesojnë me 80 pikë, 2 më shumë se Interi i vendit të dytë.

Në “Bentegodi” Milani ishte kërkues nga fillimi, por e pa veten në disavantazh në minutën e 38-të, kur Verona shënoi me Faraonin.

Megjithatë skuadra e Piolit nuk u dorëzua dhe ia doli të barazonte shifrat në minutën e 48-të me Sandro Tonalin. Ishte përsëri ky i fundit, që shënoi edhe golin e përmbysjes, teksa vetëm 5 minuta pas fillimit të pjesës së dytë.

Në minutën e 87-të, Florenzi vulosi shifrat në 3-1, duke shënuar vetëm pak minuta pasi ishte futur në fushë. Në dy ndeshjet e radhës, Milani përballet me Atalantën në shtëpi dhe me Sassuolon jashtë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy