Google/ 2 muaj abonim falas në platformën e "videogame"

Google/ 2 muaj abonim falas në platformën e "videogame"

Në kohën e distancimit shoqëror dhe karantinës, Google ka vendosur të japë dy muaj abonim në Stadia, platformën e saj në internet për videogame. Ky vendimi do të zbatohet në 14 shtete dhe gjithashtu do të ofrohet atyre që tashmë e kanë një abonim Stadia pro.

"Ne po përballemi me një nga momentet më të vështira në historinë tonë," shkroi Phil Harrison, nënkryetar dhe menaxher i përgjithshëm i Google Stadia, në një postim. "Ruajtja e distancës sociale është jetësore, por qëndrimi në shtëpi për periudha të gjata mund të jetë i vështirë dhe ju bën të ndjeheni të izoluar." Këtu, sipas Harrison, ndërhyjnë videogame, të cilat "mund të jenë një mënyrë e vlefshme për t'u shoqëruar me miqtë dhe familjen kur ju jeni në shtëpi".

Në ndërhyrjen, menaxheri gjithashtu sqaroi se, për të ulur barrën në rrjetet e internetit, ekipi po punon për të zvogëluar rezolucionin e paracaktuar nga 4K në Full HD (1,080p). "Shumica dërrmuese e njerëzve në desktop dhe laptop nuk do të vërejnë një rënie të konsiderueshme të cilësisë së lojës," siguroi ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy