Përplasen trenat në Danimarkë, humbin jetën gjashtë persona e plagosen dhjetëra të tjerë (VIDEO)

Përplasen trenat në Danimarkë, humbin jetën gjashtë persona e plagosen dhjetëra të tjerë (VIDEO)

Gjashtë persona kanë humbur jetën në një aksident hekurudhor që ka ndodhur në urën që lidh pjesën qendrore të Danimarkës, më saktësisht ishujt Zeland dhe Funen.

Nuk dihet ende shkaku i aksidentit, por mediat lokale raportojnë se një tren pasagjerësh goditi një tren mallrash, që ecte në drejtim të kundërt, duke e detyruar atë të frenojë papritur.

Policia daneze ende nuk ka dhënë detaje mbi aksidentin hekurudhor, apo edhe për numri e të vdekurve e të lënduarve.

Operatori i hekurudhës daneze DSB, ka konfirmuar se gjashtë persona kanë humbur jetën në urën Storebealet që lidh ishujt danez.

Aksidenti ka ndodhur gjatë kohës që vendi është përfshirë nga erërat e forta.

Aksidenti ndodhi rreth orës lokale 08:00, mëngjesin e së mërkurës 2 janar.

Treni i pasagjerëve po udhëtonte drejt kryeqytetit Kopenhagë.

Ende nuk dihen shkaqet e tragjedisë, por  dyshohet  se fshihen erërat e jashtëzakonshme që kanë pushtuar Evropën Veriore. Mijëra makina kalojnë nmbi urë çdo ditë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy