Pallatet 50-vjeçare/ Musaj: Preken të drejtat pronësore, bashkia presion për prishje të detyrueshme (VIDEO)

Pallatet 50-vjeçare/ Musaj: Preken të drejtat pronësore, bashkia presion për prishje të detyrueshme (VIDEO)

Arkitektja Doriana Musaj, për projektvendimin e qeverisë për të filluar procesin e auditimit teknik të pallateve me më shumë se 50 vite vjetërsi me synim shembjen e të dëmtuarve, thotë se i duket i pastudiuar.

Në një lidhje për MCN Live, ky projektvendim është hedhur pa baza shkencore, nuk ka studime dhe hulumtime dhe si i tillë rezulton se deri tani, ka hapur një diskutim shumë të madh dhe kjo është vlera e vetme.

Sipas saj, kemi probleme lidhur me objektet, zhvillimin e territorit, mënyrën si kemi ndërtuar, dhe se ndonëse probleme ka, ka munguar vullneti politik për ti zgjidhur.

Kur diskutojmë për qytetet, diskutimi duhet nisur nga kart5a e të drejtave, çfarë duhet të diskutojmë së pari dhe ky projekt vendim prek kartën e të drejtave pronësore.

Arkitektura është vetëm një komponent, në momentin që flasim për objektin, pronën dhe një sipërfaqe të konsiderueshme banesash. Nuk kemi një data base ndërtimesh, të dhëna të grumbulluara.

Nuk i kemi të kryqëzuara të dhënat në një data basë qendrore dhe të themi se kjo është situata faktike, për të folur më tej për sigurinë teknike të objekteve.

Kemi një plan të miratuar të Tiranës është e rregulluar dhe ajo formë që po zhvillohet është forma e rregullimit, pavarësisht se është rregullim kaotik, por çdo gjë ka vulën e Bashkisë Tiranë.

Këtu është futur bashkia si institucion që kryen një lloj presioni dhe ky instrument shton presion mbi qytetin dhe banorët që i çon njerëzit drejt prishjes së detyrueshme, pa i marrë parasysh vullnetin, për prishjen e banesës së vetë.

Presioni më i madh është praktikisht në qendër ku ndodhen dhe objektet mbi 50 vjeçare. Ata banorë kanë presion, që nëse do shemben a do kenë të drejtë zhvillimi prone.

Nga eksperienca nuk ka ndodhur, shpesh kemi parë prishje dhe dhunë për të spostuar popullatën, në mënyrë që banesat e tyre të zhvillohen në një mënyrë të caktuar.

Nuk mund të hyjë qeveria dhe shteti në demokraci se ku do ndërtohet dhe si do ndërtohet. Këto janë mekanizmat e një shteti komunist.

Musaj shtoi se institucionet publike nuk kanë kapacitete njerëzore dhe logjistike për të vlerësuar objektet.

Në këtë drejtim, ajo tha se Kontrolli i Lartë i Shtetit ka bërë auditim të Institutit të Ndërtimit që ka tagrin ligjor të prodhojë aktet teknike dhe ka konstatuar se Instituti i Ndërtimit nuk ka kapacitete për vlerësimin teknik.

Por Musaj deklaroi se ka kapacitete private që mund të vijnë në ndihmë, për vlerësimin dhe se Universitetet janë të vetmit që kryejnë studime, kanë krijuar data base edhe pse të pjesshme.

Krijimi i një data basë është e nevojshme, por asnjëherë nuk është parë me një vizion largpamës. Pasi të kemi një situatë të territoreve urbane, mund të diskutojmë.

Por nuk mund të zgjohemi në mëngjes dhe të themi se kjo është situata sot dhe duhet ta zgjidhim këtë situatë. Në kushte emergjence nuk mund të zhvillojmë në mënyrë të qëndrueshme.

Nuk e kemi problematikën vetëm tek objektet e vjetra, ndaj pyetet pse këto ndërtesa 50-vjeçare dhe jo objekte të tjera që ne na shpërfaqen. Është parë shumë ngushtë.

Gjithë territori duhet skanuar, por nuk mund të bëhet me një VKM. Shembja është ta vrasësh objektin, është e fundit.

Nëse nisemi me idenë për të shembur, nisemi gabim pasi ne duhet të nisemi për të zhvilluar. Banesa është komponenti kryesor i njeriut, nuk është thjesht katër mure dhe një çati, përfaqëson shumë më shumë vlera.

Vitet e fundit e trajtojmë banesën sikur ka zënë një truall nga i cili duhet përfituar, por nuk mjafton kaq. Shembja është kur ti nuk ke çfarë të shpëtosh dhe krijon panik.

Sidomos mënyra si i kemi bërë shembjet vitet e fundit, natën, me gaz lotsjellës, me dhunë dhe burgosje të qytetarëve, kemi të bëjmë me një dokument që çojnë në shkeljen e të drejtave të njeriut.

Ne duhet të themi kontroll, për të mbledhur të dhëna, por jo fjalën shembje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy