Tentuan të kalonin kufirin me dokumente false, 4 të arrestuar në portin e Durrësit

Tentuan të kalonin kufirin me dokumente false, 4 të arrestuar në portin e Durrësit

Goditen nga Policia Kufitare në portin e Durrësit, katër raste të tentativës për të kaluar kufirin me dokumente të falsifikuara.

Shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, katër persona.

Të dyshuarit janë M. T., 34 vjeç, K. S., 25 vjeç, Y. S., 31 vjeç dhe T. S., 32 vjeç, banues në Turqi.

Ata u kapën nga shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit, duke tentuar të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara.  

Ndaj të dyshuarve, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy