Përgjaken protestat në Iran, 3 protestues të vrarë. Trump: Bota po ju vëzhgon

Përgjaken protestat në Iran, 3 protestues të vrarë. Trump: Bota po ju vëzhgon

Të paktën tre persona janë vrarë dhe shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur gjatë një manifestimi në Iran, kur Garda Revolucionare hapi zjarr ndaj tyre në qytetin Dorud, provincë e Loerstan-it, në Iranin qendror. Lajmin e bën të ditur Arabiya online, ndërsa burime të tjera lokale flasin për 6 të vdekur.

“Qeveria  iraniane duhet të respektojë të drejtat e popullit të vet, përfshirë edhe të drejtën për t’u shprehur. Bota  po i ndjek me vëmendje zhvillimet atje”, shkroi në Tuiter zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders.

“Na vijnë lajme për protesta paqësore të qytetarëve iranianë, të cilët janë lodhur nga korrupsioni i regjimit dhe shpërdorimi i pasurive kombëtare për të financuar terrorizmin ekstrem”, ka shtuar Sanders, një mesazh që më pas është shpërndarë edhe nga vetë presidenti Donald Trump.

Ndërkohë, qeveria iraniane ka paralajmëruar qytetarët të mos bëhen pjesë e “tubimeve të paligjshme”. Ditën e djeshme, rreth 50 protestues u arrestuan, ndërsa sot në rrjetet sociale vijojnë apelet për protesta të tjera. ANSA \ Pergatiti: Gazmira Sokoli \

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy